Forum i Lirė
Data dhe ora aktuale : 21/04/2014 5:32

Data dhe ora janë sipas brezit orar të Tiranës




Post new topic Reply to topic  [ 4 Postime ] 
Autori Mesazh
 Tema e postimit: Provim lirimi apo provim shtrengimi fetar dhe kombetar
PostPostuar: 18/06/2007 11:24 
Jo në linjë
Anėtar shumė aktiv
Anėtar shumė aktiv

Antarësuar: 10/10/2006 14:51
Postimet: 444
Provim lirimi apo provim shtrengimi fetar dhe kombetar
Artur Shkurti*
Koha Jonė E Diele, 17 Qershor 2007

Per 60 mije nxenes te klases se tete, qe duan te largohen me nje kujtim te bukur nga detyrimi tetevjecar shteteror, Ministria e Arsimit dhe e Shkences nuk kishte gjetur ndonje pjese letrare me te bukur dhe me te kthjellet ne ide sesa pjesa me permbajtje okulte "Merimanga".

Ne kete pjese behej fjale per nje qendistare Arakna, emri i se ciles nga pikepamja fonetike ngjan i bukur, por qe ne te vertete nga ana shkencore te kujton emrin e nje klase ku hyn edhe merimanga (arachnid). Si endese e perkryer, Arakna fiton garen edhe me perendeshen Athina, perendeshe e mitologjise greke. Arakna ia njeh vetes kete aftesi dhe eshte krenare jo pa te drejte per kete. Mirepo, perendia Athina e denon per krenarine e saj.

Duket art, por zberthimi i skemes se vleresimit te pergjigjeve qe jepet e gatshme nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences, bie ndesh me pedagogjine, Kushtetuten, me moralin e shendoshe dhe pse jo edhe me krenarine tone kombetare.

Nga ana pedagogjike, pjesa "Merimanga" duhet te garantonte kontrollin e formimit letrar te nxenesve. Ne te vertete, aty mungojne pyetje elementare te koncepteve kryesore te lendes se leximit, ku pjesen kryesore duhet ta zinte teoria e letersise. Pyetjet rreth permbajtjes se nje pjese letrare jane tradita me e keqe e menjanimit te pyetjeve rreth artit te vertete dhe zhvleresimit te te gjithe asaj teknike qe ka nje autor vepre letrare.

Nga ana ligjore, Ministria e Arsimit dhe e Shkences me kete teze dhe me skemen e korrigjimit qe ofron, mendojme se shkel percaktimet e Kushtetutes per lirine e besimit dhe mosbesimit fetar. Per ta konkretizuar, po japim pergjigjet e skemes se korrigjimit qe do te vleresohen pozitivisht me 3 pike ne pyetjen 20:

Perendite jane te pavdekshem - njerezit jo.

Perendite kane ne dore fatin e njerezve - njerezit s'e kane te perendive.

Perendite mund te transformohen - njerezit jo.

Perendite jane parashikues te sakte te se ardhmes.

Verejtje tjeter: skema e pergjigjes se ministrise qe tregon dhe botekuptimin e saj ne kete ceshtje, ofron si pergjigje te drejte te pyetjes pohimin "Krenaria eshte nje karakteristike e rrezikshme". Pse keshtu?! Thjesht kjo nuk eshte e vertete. Aq me teper nuk del as edhe nga kjo pjese, ku krenaria e Araknes nuk u solli asnje rrezik te tjereve, perkundrazi vete ajo e pesoi. Por, po ta perkthejme, ashtu si Kadareja zberthen "Pallatin e endrrave", i bie qe ne castin e krenarise sone kombetare per zgjidhjen e ceshtjes kombetare, nxenesit shqiptare te kujtohen se ka edhe nje perendeshe Athina, qe mund t'i godase per krenarine e tyre te ligjshme kombetare, sic goditi Araknen krenare. Per ta konkretizuar kete ide, po shkeputim nje paragraf domethenes nga teza e dhene nga ministria:

"Por krenaria juaj eshte me e madhe se zotesia juaj, vazhdoi perendesha (Athina, A.SH.) - dhe kryelartesia juaj eshte e pafalshme - tha ajo, duke treguar me gisht pelhuren e vajzes. - Te tallesh me perendite?! Atehere une do te te jap nje mesim, qe askush te mos guxoje te sfidoje perendite"... dhe Athinaja e ktheu Araknen nga vajze krenare ne merimange ...

Natyrshem mund te shtrohen pyetjet "Kush eshte Arakna sot? Ke perfaqeson Athinaja? Cfare mesazhi kerkon te percjelle te 60000 nxenes shqiptare, qe po shkojne drejt pjekurise, mallkimi dhe denimi i perendeshes greke Athina per Araknen krenare?"

Keto arsye na shtyjne ne qe, si drejtori e nje shkolle, per te cilen kane rendesi te jashtezakonshme vlerat morale dhe kombetare, por edhe pedagogjike, me te cilat duhen edukuar nxenesit tane, te marrim vendimin e moskorrigjimit te pjeses se tezes qe lidhet me titullin e zi "Merimanga".

* Drejtor i shkolles nentevjecare private "Udha e shkronjave"


 
 Profili  
 
 Tema e postimit: Re: Provim lirimi apo provim shtrengimi fetar dhe kombetar
PostPostuar: 20/06/2007 23:01 
Jo në linjë
Anėtar shumė aktiv
Anėtar shumė aktiv

Antarësuar: 08/11/2006 23:52
Postimet: 183
Artikulli i mesiperm eshte shkruar, per mendimin tim, nen nje kendveshtrim krejt ateist, i cili eshte kontradiktor me ate qe pretendon artikullshkruesi, per lirine e besimit ose jo te besimit, te konsakruar ne kushtetute.

Pjesa letrare eshte me permbajtje intriguese, qe hap debat, zgjeron botkuptim, nderkohe artikullshkruesi kujton se ka te beje thjesht me nje pamflet ideo-politik.

Artikulli i mesiperm eshte ne vijim te "dacibao"-ve per luften kunder fese, dhe te jep pershtypjen se nuk e dallon ndryshimin midis fese dhe besimit.

Ndersa pyetjet qe shtron, artikullshkruesi nuk merr parasysh aspak estetizmin, simboliken e pjeses letrare, dhe e thjeshtezon ate ne nje raport "nacionalist".

Vendit dhe brezit qe vjen e formohet nuk i duhen me te "revoltuar" revolucionare, hipi, yupi e soje te tjera me prirje te verteta okulte.


 
 Profili  
 
 Tema e postimit: Re: Provim lirimi apo provim shtrengimi fetar dhe kombetar
PostPostuar: 21/06/2007 8:42 
Jo në linjë
Anėtar shumė aktiv
Anėtar shumė aktiv

Antarësuar: 10/10/2006 14:51
Postimet: 444
Burim,
mendoj se midis revolucionarizmit komunist anti-fetar dhe ketij rasti ka shume hapesire.
Ne radhe te pare Shqiperia eshte vend laik, dhe kjo do te thote qe ne arsimin publik te financuar nga shteti duheshin evituar tema kaq fetare. Aq me teper qe behet fjale per provime lirimi dhe nje moshe delikate per nxenesit. Ndryshe do te ishte sikur keto tema te trajtoheshin ne arsimin e larte.
Personalisht jam dakord me autorin e shkrimit dhe mendoj se zgjedhja e ketyre temave nuk eshte krejtesisht e pafajshme duke patur parasysh kontekstin aktual.
Ne lidhje me fene, mendimi eshte qe duhet siguruar liria e besimit fetar por pa i dhene nje peshe shume te madhe, pa e ngritur ne piedestal. Mendoj se midis ekstremizmit anti-fetar komunist dhe ekstremizmave fetare ka shume hapesire.


 
 Profili  
 
 Tema e postimit: Re: Provim lirimi apo provim shtrengimi fetar dhe kombetar
PostPostuar: 21/06/2007 23:18 
Jo në linjë
Anėtar shumė aktiv
Anėtar shumė aktiv

Antarësuar: 08/11/2006 23:52
Postimet: 183
karaburun,

une nuk e kisha ndermend te zgjerohesha ne kete teme, sepse interpretimet behen kryesisht nga njohja dhe pervoja vetjake.

Pjeses letrare mund ti behen interpretime, deri edhe deduksione historiko-politike, per te cilen une mendoj se nuk eshte i njejte kendveshtrimi per nje veper artistike.

Jam plotesisht dakord qe midis revolucionarizimit komunist anti-fetar dhe shtetit teist ka shume hapesire; Shqiperia nuk ka qene ndonjehere ndonje "vend" as ateist, as edhe teist. Shteti eshte tjeter, ai eshte e duhet te mbetet laik.

Tema qe anatemohet aq "fetare" eshte ne fakt nje perqasje politeiste, e cila ka vetem simbolike.

Tjeter eshte puna e fese dhe e besimit, e theksoj - besimit. Fete mbizoteruese ne Shqiperi jane ato monoteiste - islamizmi dhe kristianizmi, te cilat jane katerciperisht te ndryshme krahasuar me politeizmin antik.

Falemnderit.


 
 Profili  
 
Shfaq postimet që prej:  Renditja  
Post new topic Reply to topic  [ 4 Postime ] 

Data dhe ora janë sipas brezit orar të Tiranës


Kush është në linjë

Përdoruesit që po e shfletojnë këtë forum: Asnjë përdorues i regjistruar dhe 1 vizitor


Nuk mund të hapni tema të reja në këtë forum
Nuk mund të përgjigjeni në temat e këtij forumi
Nuk mund të ndryshoni postimet tuaja në këtë forum
Nuk mund të fshini postimet tuaja në këtë forum
Nuk mund të postoni foto në këtë forum

Kërkoni:
Shkoni tek:  
© Forum i Lirė 2006 - 2007
Mundėsuar nga phpBB © 2002, 2006 phpBB Group